Avionët amerikanë B-52 sot do të fluturojnë mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, sot në orën 14:30 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52.

Nga Ambasada Amerikane në RMV thonë se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes e RMV-së.

Fotoreporterët e interesuar do të mund të ndjekin fluturimet nga Kalaja e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

Avionët amerikanë B-52 sot do të fluturojnë mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy