Avionët ushtarak amerikan B-52 fluturuan mbi qytetin e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Dy avionë ushtarakë të tipit B-52 të Forcave Ajrore Amerikane fluturuan sot mbi qytetin e Shkupit, që është një tjetër demonstrim i unitetit dhe aleancës së fortë në NATO, si dhe përkushtimit të të gjitha vendeve anëtare për sigurinë dhe stabilitetin e Euro- Zona e Atlantikut”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Lidhur me fluturimin e dy avionëve bombardues amerikanë, nënkoloneli Jovan Azmanovski nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës theksoi se qielli i Maqedonisë është i sigurtë dhe anëtarësimi ynë është më se i dukshëm.

“Sot, qytetarët e Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut mundën të shohin një mbikalim të dy bombarduesve strategjikë B52 nga Forcat Ajrore Amerikane, të cilat tregojnë anëtarësimin tonë në Aleancën e NATO-s, sigurinë mbi qiellin tonë dhe qiellin e aleatëve. tha nënkoloneli Azmanovski.

Ministria bën me dije se bombarduesit B-52 kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria në afërsi të Kriva Pallankës, kanë kryer një fluturim të ulët mbi kryeqytet, pas së cilës janë larguar nga hapësira ajrore e Maqedonisë afër Dibrës.

Advertisement

Gjatë ditës së sotme, Forcat Ajrore Amerikane kryen fluturim edhe mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Avionët ushtarak amerikan B-52 fluturuan mbi qytetin e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy