Azil në vendet e BE-së, Shqipëria në krye të listës ndërsa Maqedonia e ndjek e dyta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brenda vitit 2021 azil në vendet e BE-së kanë kërkuar gjithsej 648.000 persona, prej të cilëve 16 mijë vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, bëri me dije Agjencia për Azil pranë Unionit. Shqipëria është vendi nga i cili ka pasur më së shumti kërkesa për azil – 8.920.

Pas saj, vijon Maqedonia e Veriut me 3.090 aplikime për azil, që është për rreth 200 më shumë në krahasim me dy vjet më parë kur kishte 2.825 kërkesa. Njëkohësisht është një nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje të kërkesave për azil në vendet e BE-së. Pastaj vijon Serbia me 2075 dhe Kosova me 1.640 aplikime.

Azil në vendet e BE-së, Shqipëria në krye të listës ndërsa Maqedonia e ndjek e dyta shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy