Rreth 5.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar azil në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vitin e kaluar, 4.922 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, që është katërfishuar në krahasim me vitin e kaluar 2020 kur numri i tyre ishte 1.230, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azil (EUAA) tregojnë një trend të përgjithshëm të rritjes së numrit të azilkërkuesve, si para pandemisë, por Maqedonia është vënë në dukje si një nga vendet ku ka rritje drastike të numrit. Nëse në vitin 2020 në vendet evropiane kishte 1.230 azilkërkues, tani numri ka arritur në 4.922 kërkesa të dorëzuara nga qytetarët e Maqedonisë. Nga këta, 2.822 aplikantë kanë tentuar të marrin azil për herë të parë, ndërsa 2.170 qytetarë kanë tentuar vazhdimisht të largohen nga vendi në një nga destinacionet evropiane, raporton “Deutsche Welle”.

Nga gjithsej 4.922 aplikime, 1.859 kërkesa janë në pritje për më shumë se gjashtë muaj. 13 shtetas të Maqedonisë aplikuan për statusin e refugjatit në një nga vendet evropiane. Vitin e kaluar, 3.395 aplikime janë dorëzuar negativisht nga qytetarët e Maqedonisë, për dallim nga viti 2020, kur janë refuzuar 1.650 aplikantë.

Shumica e kërkesave nga Maqedonia për azil në Evropë janë dorëzuar në vitin 2015 – mbi 15.600, por shumica janë refuzuar.

Advertisement

Shumica e kërkesave për azil nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar në Gjermani vitin e kaluar. Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar statistikat e Agjencisë Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), raportoi se vitin e kaluar në Gjermani mbi 4.500 persona nga Maqedonia e Veriut kërkuan azil, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me periudhën paraprake.

Rreth 5.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar azil në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy