Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot do të votojnë për zgjedhje të kryetarit të komunës. Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00 ndërsa do të mbyllen në ora 19:00.

Banorët e Shtipit do të mund të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës do të zgjedhin mes dy kandidatëve.

Bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës. Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona. Në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona nga katër fshatra, të cilët mund të votojnë në nëntë vendvotime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune shkruan Telegrafi.