Bashkia e Shkupit: Janë zgjidhur 873 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit njofton se në adresën elektronike për komunikim deri më tani kanë arritur 998 kërkesa, nga të cilat 873 probleme janë zgjidhur..

“Shumica e qytetarëve në këtë e-mail kanë raportuar lokacione në të cilat krijohen deponi të paligjshme, interesohen për procedurat për prerjen e drurëve të thatë, kërkojnë vendosjen e semaforëve, shenjave rrugore ose shtyllëza për të parandaluar parkimin e parregullt në hapësirat publike, dhe ka një numër të madh propozimesh edhe për përmirësimin e transportit publik”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se në adresën elektronike [email protected] qytetarët mund të raportojnë probleme nga fusha e jetesës urbane, ndërsa administrata e Qyteti orë.

“Qëllimi i këtij projekti është puna efikase dhe me efektivitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka si synim që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët t’i zgjidhë të gjitha problemet që kanë.t është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

 

Bashkia e Shkupit: Janë zgjidhur 873 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy