Bashkia e Shkupit: LSDM katër vite i ka keqpërdorur paratë e shkupjanëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit ka reaguar në lidhje me akzuat e LSDM-së duke thënë se LSDM gjatë viteve të kaluara, pa plan, pa projekte, pa realizim, e mbingarkoi me borxhe qytetin dhe ndërmarrjet publike, dhe i la si humbëse.

Siç shprehen nga Bashkia e Shkupit, LSDM nuk mund të pajtohen me faktin se qytetarët e kanë dënuar qeverisjen e tyre shpërdoruese, dhe më nuk do të mund të shpenzojnë paratë e popullit për luksoz në kafeteri.

“Për pak më shumë se dy muaj, kryetarja Arsovska dhe Qyteti i Shkupit pastruan mbi 120 deponi në Shkup, Qyteti vendosi komunikim intensiv me qytetarët, filloi rikonstruksioni i 10 bulevardeve në Shkup, u vu në funksion teleferiku deri në majën e Vodnos, çdo denarë përdoret për shërbime efikase për qytetarët. 32 mijë euro të destinuara nga Shilegovi dhe LSDM për të ngrënë dhe pirë nëpër kafeteri, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i ridestinoi për ushqim falas për qytetarët nga kategoritë e rrezikuara sociale”, thuhet ë reagimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se muajve të kaluar janë dokumentuar skandale korruptive dhe keqpërdorime të udhëheqësisë së mëparshme të Bashkisë së Shkupit, kryesuar nga, siç thonë ata, Shilegovi dhe drejtorët që ai i ka emëruar, për të cilët LSDM po përpiqet ta mbulojë turpin e tyre me sulme, fyerje dhe manipulime./Telegrafi/

Advertisement

Bashkia e Shkupit: LSDM katër vite i ka keqpërdorur paratë e shkupjanëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy