Bastisja në Policinë Financiare të Maqedonisë është bërë pas paraqitjes në lidhje me rastin e “Besa Trans”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga arsyet për konfliktit mediatik mes drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska, është edhe rasti me “Besa Trans”.

Siç njofton “SDK” Ruskovska pas një ankese anonim ka lëshuar një urdhër gjykate për kontroll në Drejtorinë e Policisë Financiare për stacionin ku është kryer kontroll teknik në autobusin “Besa Trans” që ka marrë flakë në Bullgari në aksidentin e autobusit më 23 nëntor të vitit të kaluar ku vdiqën 45 persona.

Ekipi i prokurorëve dhe hetuesve kishte siguruar më parë dokumentacion nga të paktën katër institucione nga pushteti vendor dhe ekzekutiv, duke dhënë kështu të dhëna për parregullsi të mundshme, gjë që ndoshta ka mjaftuar që gjyqtari të nënshkruajë menjëherë një urdhër për verifikimin e pretendimeve në raportin anonim nëpërmjet kontrollit të dokumenteve në Policinë Financiare në lidhje me këtë stacion për kontroll teknik.

Sipas asaj që ka publikuar deri më tani prokuroria në lidhje me bastisjen në Policinë Financiare, në lidhje me të cilën drejtori Arafat Muaremi ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal kundër prokurorëve, ndërsa Ruskovskën e ka paraqitur te prokurori i shtetit Ljubomir Joveski dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, dihet vetëm se nga rreth 300 lëndë të kërkuara, vetëm 30 janë dorëzuar në prokurori, për të cilat tashmë ka kallëzime penale./Telegrafi/

Advertisement

Bastisja në Policinë Financiare të Maqedonisë është bërë pas paraqitjes në lidhje me rastin e “Besa Trans” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy