Bastisje në Ohër, ndalohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më datë 14.12.2023 në ora 20:10 në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, punonjësit policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në kuadër të SPB Ohër kanë ndaluar L.Z.(40) dhe ZH.R.(33), të dy nga Ohri. Ata janë kanë kapur në afërsi të banesës së tyre duke përdorur drogë, ndërsa gjatë kontrollit të tyre, tek L.Z. janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë, ndërsa tek ZH.R. u gjet dhe u konfiskua një sasi e madhe parash.

Më pas, gjatë kontrollit të banesës, të kryer me vendim gjykate, një qese me disa pako me lëndë pluhuri të bardhë, një qese me lëndë pluhuri të bardhë, një peshore dixhitale me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë dhe sende të tjera janë gjetur dhe konfiskuar.

Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse./Telegrafi/

Bastisje në Ohër, ndalohen dy persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy