Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 51-vjeçarit S.T. nga fshati Llazhani në rajonin e Prilepit.

Policia njofton se janë gjetur tre korniza për pushkë automatike, një pushkë ajrore, 90 fishekë të kalibrit 7.62 x 39, 25 fishekë për manovra si dhe gëzhoja të plumbave për gjah.

MPB njofton se është arrestuar 51-vjeçari ndërsa kundër tij po përgatitet padi konkrete.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bastisje në Prilep, sekuestrohet armatim dhe municion appeared first on Telegrafi.