Bastisje në Shkup, ndalohet një 35-vjeçar për tregti të paligjshme me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bastisje në Shkup, ndalohet një 35-vjeçar për tregti të paligjshme me lëndë narkotike

MPB dje ka kryer bastisje në Shkup, ku ka kapur disa sasi të lëndëve narkotike.

“Me datë 17.11.2023 në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale në kuadër të MPB-së kanë ndaluar K.K.(35) nga Shkupi dhe LJ.B.(30) nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

Gjegjësisht, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, nga punonjësit e policisë është kryer kontroll tek K.K. pranë shtëpisë së tij ku u gjetën 50 pilula ekstazi, kokainë dhe një pako me drogën sintetike kristal.

Më pas me urdhër të gjykatës i është kontrolluar shtëpia dhe janë gjetur sende që lidhen me krimin”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Bastisje në Shkup, ndalohet një 35-vjeçar për tregti të paligjshme me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy