BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski: Kështu nuk shkon, ne do të jemi fitues në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka quajtur sot patrotizëm të rremë, veprimet dhe komentimet e Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj qeverisë aktuale.

Ai sot tha se “kështu nuk shkon”, kur bëhet fjalë për fitimin e votave.

Mickoski tha se BDI ka për qëllim të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe i porositi ata të mos shpresojnë për këtë.

“Ata po luajnë në kartën e kujtesës së shkurtër. Kështu nuk shkon. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve se këtu zgjedhin mes një koncepti që për 20 vjet e ka shkatërruar Maqedoninë dhe nuk ka asnjë lidhje me të drejtat dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku të ardhmen,” ka thënë Mickoski.

Advertisement

Mickoski tha se kjo qeveri do të jetë fituese edhe në zgjedhjet lokale, pasi ka fituar në zgjedhjet parlamentare 600 mijë vota.

The post BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski: Kështu nuk shkon, ne do të jemi fitues në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy