BDI: Mbështesim synimet për mbrojtjen e ambientit jetësor nga ndryshimet klimatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se ata si parti angazhohen  për zbatimin e politikave dhe synimeve globale të mbrojtjes së ambientit jetësor nga ndryshimet klimatike.

“Në kuadër të Samitit të Klimës #COP26 në Glasgow u prezantuan veprimet dhe ambiciet nacionale klimatike që janë të lidhura ngushtë me agjendën e blertë si orientim programor i Qeverisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Në programin disa ditor të negociatave për klimën, do të prezantohet edhe Kontributi i Rishikuar Kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili njihet si një nga kontributet më ambicioze të rishikuara në Marrëveshjen e Parisit”, thonë nga kjo parti.

Në njoftim thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut angazhohet të reduktojë emetimet e gazrave serë me 51% ose të shprehura në emetimet neto, në vitin 2030 një ulje prej 82% krahasuar me nivelet nga vitet e kaluara.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se një arritje tjetër shumë e madhe për një mjedis më të mirë e më të pastër është edhe angazhimi për kufizimin e emetimeve të metanit, bazuar në politikat dhe masat e analizuara dhe të miratuara më parë në dokumentet strategjike klimatike”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Advertisement

BDI: Mbështesim synimet për mbrojtjen e ambientit jetësor nga ndryshimet klimatike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy