BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI në njoftim të fundit ka bërë të ditur shpifjet e radhës të opozitës shqiptare se “BDI dëshiron të shkaktojë krizë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale”, janë shpifje copy-paste e OBRM-PDUKM-së së Mickoskit.

“Nëse deri dje opozita koordinohej me qendrat pro-ruse, nga sot ata funksionojnë me një Shtab të përbashkët zgjedhor, duke u shndërruar kështu në vegël të qendrave pro-ruse në vend.

Të bindur se Bujar Osmani do të jetë kandidati që do të kalojë raundin e parë dhe në fakt – president në ardhje, opozita shqiptare nis fushatë për të ndihmuar kandidaten e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovskën, duke shpifur pareshtur kundër Bujar Osmanit dhe Frontit Europian”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre kjo u dëshmua me deklaratat e fundit, të koordinuara me ministrin teknik të OBRM-PDUKM-së për Punë të Brendshme, i cili ditë më parë kërkoi prani të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, në përpjekje për të paraqitur shqiptarët si faktor destabilizues.

Advertisement

“Njëkohësisht, u apelojmë qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme, shpifjeve dhe luftës speciale hibride ruse që nxit urrejtjen ndëretnike dhe rrezikon rrugën euro-integruese të vendit”, shkuan BDI.

BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy