BDI: Rritja e dyfishtë e pagës minimale rruga e duhur për standard më të lartë jetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një njoftimi të partisë shqiptare në pushtet BDI përshëndetet marrëveshja e arritur mes LSM-së dhe punëdhënësve për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

“Vlerësojmë se miratimi i kësaj mase ekonomike që do të fillojë zbatimin e saj në fillim të muajit Prill, është kundërpërgjigja adekuate për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve në kohë të krizës globale ekonomike dhe inkurajojmë vazhdimin e kësaj rruge të avancimit të standardit ekonomik përmes rritjes së mëtejshme të pagave”, thonë nga BDI.

Ata shtojë se nga viti 2014 kur paga minimale ishte 8.800 denarë tani është dyfishuar.

“Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet e saj kadrovike mbetet plotësisht e angazhuar për implementimin e masave të zhvillimit ekonomik, për thellimin e bashkëpunimit me sindikatat e vendit në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, si dhe me punëdhënësit për stimulimin e produktivitetit dhe në përkrahje të suksesit të tyre”, shprehen nga BDI./Telegrafi/

Advertisement

BDI: Rritja e dyfishtë e pagës minimale rruga e duhur për standard më të lartë jetësor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy