BDI: Shprehim shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga BDI thonë se në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori

“Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori, një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm si nga ana morale ashtu edhe ligjore.

Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme.

Advertisement

Dëmi është i trefishtë:

Shkelje e të drejtave të autorit, që cenon rëndë moralin dhe ligjin.
Mashtrim ndaj qytetarëve të Tetovës, të cilëve u ofrohen libra pa vlerë ligjore dhe me origjinë të dyshimtë. Fyerje ndaj figurës së Ismail Kadaresë, një simbol kombëtar i kulturës shqiptare, që përdoret për propagandë politike pa dinjitet.

BDI kërkon që institucionet kompetente të ndërhyjnë menjëherë dhe të hetojnë këtë rast, ndërkohë që opinioni publik meriton transparencë të plotë dhe përgjegjësi konkrete nga kryetari Kasami dhe Komuna e Tetovës”, thonë nga BDI.

Kultura dhe figura të tilla si Kadare, shtojnë nga BDI, nuk mund të përdoren si mallra për manipulime politike dhe nuk do të lejojmë që emri i Tetovës të njolloset në këtë mënyrë./Telegrafi/

Advertisement

The post BDI: Shprehim shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy