BDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe Besës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe Besës

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendosjes së kryqit të gjatë 15 metra në Qendrën Turistike “Kodra e Diellit” dhe kërkon nga Komuna e Tetovës përgjegjësi për lejimin e këtij skandali.

“A është vendosja e këtij kryqi gjë paraprakisht e dakorduar mes Besës së Bilall Kasamit dhe OBRM-PDUKM-së, një favor i mbajtur fshehtë nga qytetarët për ndihmën që OBRM-PDUKM-ja i ofroi Besës në zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës?

Mosreagimi i komunës dhe tendenca që gjithë kjo të kalojë në heshtje flet shumë për një marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe Besës. Por, nuk heshtin qytetarët e Tetovës, nuk do të heshtim as ne kundër këtij pazari skandaloz.

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës tashmë kanë kërkuar sqarim në lidhje me këtë çështje nga ana e kreut të komunës së Tetovës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Advertisement

Nga BDI, vendosjen e kryqit e cilësojnë si një provokim të rëndë që dëmton vlerat e kohezionit social dhe kërkon nga institucionet e vendit të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme institucionale për largimin e tij nga Kodra e Diellit dhe ndëshkimin e atyre që lejuan një gjë të tillë./Telegrafi/

Lexo po ashtu
Komuna e Tetovës: Kryqi në Kodrën e Diellit është vendosur pa leje

Advertisement

BDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe Besës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy