Bedri Ajdari: Ka prova të reja për rastin “Monstra”, kërkojmë hetim ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Familjari i të dënuarve në rastin “Monstra” Bedri Ajdari, sot para mediave ka lexuar letrën e të dënuarit me burg në këtë rast Fejzi Azirit, në të cilën ai thotë se ka prova të reja.

Bedri Ajdari gjithashtu tha se ekzistojnë prova të reja, ndërsa kërkoi që të ketë hetim ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Kërkojmë hetim ndërkombëtar për provat e reja me ekspertizë ndërkombëtare. I dërgoj mesazh presidentit të vendit Pendarovski dhe ministrit të drejtësisë Bojan Mariçq se ka prova të reja për rastin “Monstra”. E vërteta nuk është ashtu siç thotë gjykata por siç thonë provat”, tha Bedri Ajdari.

Viktimat e rastit “Monstra”, ishin katër të rinj maqedonas të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një person tjetër i moshës 44-vjeçare.

Advertisement

Më 22 shkurt të vitit 2020, Gjykata Penale e Shkupit, kishte rigjykuar këtë rast pas dyshimeve për lëshime të mundshme në gjykimin e parë, por sërish i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për këtë vrasje, për veprën penale “terrorizëm”.

Me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe 9 vjet burgim./Telegrafi/

 

Bedri Ajdari: Ka prova të reja për rastin “Monstra”, kërkojmë hetim ndërkombëtar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy