Bekteshi: Çmimi i ofruar i energjisë elektrike nga EMV është vendim i përgjegjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bekteshi: Çmimi i ofruar i energjisë elektrike nga EMV është vendim i përgjegjshëm

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, konsideron se çmimi i ofruar i energjisë elektrike nga EMV prej 48 euro nuk është as joreal dhe as politik, por vendim i përgjegjshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çmimi mesatar për megavat orë energji elektrike për periudhën korrik-dhjetor 2022 në bursa është rreth 350 euro. Në kushtet e krizës energjetike, si Qeveri e përgjegjshme, gjithmonë plotësojmë nevojat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Bekteshi.

Ministri ka ritheksuar se me masat e deritanishme të Qeverisë janë rimbursuar 80% e faturave të energjisë elektrike për amvisëritë dhe mbi 60 mijë kompani mbulohen nga Qeveria.

“Në këtë drejtim do të vazhdojmë që t’i mbrojmë qytetarët nga goditjet e çmimeve”, tha Bekteshi.

Advertisement

AD EMV njoftoi sot se çmimi i ofruar i energjisë elektrike të prodhuar prej 48 euro për megavat-orë për periudhën korrik-dhjetor 2022 vjen si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë në nivel global, si dhe mosdisponueshmërisë së tyre, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohjes.

Çmimi për gjashtë muajt e mëparshëm, janar-qershor 2022 ishte 41 euro për megavat-orë./Telegrafi/


EMV ofroi 48 euro për megavat në orë, 17% më i lartë se ai aktual

Advertisement

Bekteshi: Çmimi i ofruar i energjisë elektrike nga EMV është vendim i përgjegjshëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy