Bekteshi: EMV aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike, thotë Bekteshi.

SHA EMV aktualisht mbulon 100 për qind të nevojave të furnizuesit universal të energjisë elektrike që furnizon amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar dhe furnizimi me thëngjill për nevojat e termocentraleve po ecën pa probleme, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“EMV punon në përputhje me kërkesat e furnizuesit universal të energjisë elektrike – EVN Home dhe nominimet që furnizuesi universal i jep çdo ditë për ditën e nesërme dhe aktualisht 100% i plotëson nevojat e tregut të rregulluar.

Sipas të dhënave që i marrim në Komisionin për ballafaqim me krizën energjetike, furnizimi i thëngjillit për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej është në vazhdimësi”, tha Bekteshi në një pyetje në takimin e sotëm me gazetarë.

Advertisement

I pyetur se si e kanë bindur AD TE-TO që t’ia shesë rrymën shtetit me 170 euro për megavat orë, ndonëse paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk mund ta shesë nën 250 euro, Bekteshi tha se këtë e kanë arritur me bisedime./Telegrafi/

Bekteshi: EMV aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy