Bekteshi: Do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bekteshi: Do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se çmimi i rrymës elektrike nga 1 janari do të rritet por kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 10%.

Ai sqaroi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shpallja e krizës ka qenë me të vetmin qëllim që të injektohen mjete në kapacitetet energjetike.

““Çmimi përfundimtar për amvisëritë dhe për konsumatorët mikro, nga një janari deri kah mesi i vitit të ardhshëm, kur edhe duhet të sillet vendim i ri, nuk do të jetë më shumë se 10%, e cila përkon me të gjitha analizat, projeksionet edhe nga ekspertë të ndryshëm edhe nga parti të ndryshme të cilat projeksionet e tyre i kishin mbi 30,40 e 50%”, tha Bekteshi.


Fatmir Besimi: Nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

Advertisement

Më herët edhe ministri Fatmir Besimi theksoi nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

“Do të ketë ofertë të Elektranat e Maqedonisë së Veriut ndaj furnizuesit universal të energjisë elektrike e cila me siguri, nuk do të bëjnë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike”, tha Besimi.

Advertisement

Bekteshi: Do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy