Fatmir Besimi: Nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se ofertën që Elektranat e Maqedonisë së Veriut e dha ndaj furnizuesit universal do të jetë në nivelin ku nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Në pyetje të gazetarëve, Besimi nuk dëshirojë të përmend numra duke theksuar se këtë do ta bëjë Komisioni Rregullator për Energjetikë.

“Do të ketë ofertë të Elektranat e Maqedonisë së Veriut ndaj furnizuesit universal të energjisë elektrike e cila me siguri, nuk do të bëjnë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike”, tha Besimi.

Kujtojmë se çmimi i energjisë elektrike caktohet çdo vit nga KRRE në janar dhe gjatë muajit qershor./Telegrafi/

Advertisement

Fatmir Besimi: Nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy