Bekteshi: Është gjetur zgjidhje e përkohshme për energjinë elektrike në Haraçinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshje e përkohshme mes komunës së Haraçinës dhe EVN-së, për furnizimin me energji elektrike për banorët e këtij vendi, e që shpreson që kjo marrëveshje të jetë afatgjate duke respektuar marrëveshjen dhe ligjet e vendit.

Mes tjerash Bekteshi ka porositur banorët që të kursejnë rrymën.

“Në koordinim me Kryetarin e Komunës dhe menaxhmentin e EVN-së është gjetur zgjidhje për çështjen e furnizmit të rregullt me energji elektrike! Kjo zgjidhje është e përkohëshme, me shpresë që do jetë afatgjate nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet e vendit. Të bëjmë përpjekjet maksimale për të kursyer rrymën, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e rëndojmë krizën!”, ka shkruar Bekteshi.

Kujotjmë se dhjetëra banorë të Haraçinës kanë protestuar sot para zyrave të EVN-së në Butel, si shenjë revolte për shkak se disa ditë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike.

Advertisement

Protestuesit thanë se, mungesa e energjisë u ka shkaktuar probleme të shumta.

Ata po ashtu u ankuan, për fatura shumë të larta të energjisë elektrike.

Kjo nuk është hera e parë që fshati i Haraçinës përballet me mungesë të energjisë elektrike me ditë të tëra.

Arsyetimet e mëparshme të EVN-së kanë qenë se, ekipet e tyre pengohen nga ana e banorëve që të sanojnë dëmet.

Advertisement

Bekteshi: Është gjetur zgjidhje e përkohshme për energjinë elektrike në Haraçinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy