“Qytetarët e Shkupit do të kenë energji termike prej 15 tetorit deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndërsa EMV është e gatshme të intervenojë në urën “Belasica” në pjesën e tubacionit të ngrohjes menjëherë pas marrjes së lejeve përkatëse nga Qyteti i Shkupit”.

Kështu ka thënë sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kur u pyet në lidhje me sezonin e ngrohjes për këtë vit. Ai tha se EMV është gati të rregullojë problemet.

“EMV është gati që nga nesër ta rregullojë situatën, vetëm presin leje të caktuara nga Bashkia e Shkupit. Sapo t’i kenë ato leje, nesër do të fillojnë punën për riparimin e urës së furnizimit me energji termike”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se ESM është e gatshme që nga nesër ta riparojë vendin në urë ku duhet të kalojë tubi i ngrohjes, por për këtë duhet fillimisht të përfundojnë procedurat në Bashkinë e Shkupit, të cilat, siç tha ai, janë të nevojshme sipas njohurive që ata i kanë si Ministri e Ekonomisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekteshi: Qytetarët e Shkupit do të kenë ngrohje nga 15 tetori deri në fund të sezonit appeared first on Telegrafi.