Bytyqi dhe Bekteshi: Është zgjidhur problemi me mungesën e ngrohjes qendrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp thanë se procesi i zgjidhjes së problemit të ngrohjes qendrore ka filluar.

Bytyqi dhe Bekteshi premtuan se qytetarët do të kenë ngrohje qendrore deri në fund të sezonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sapo ka përfunduar seanca e Qeverisë ku është sjell vendim që të fillojë procedura që siguron zgjidhjen e problemit për sigurim të ngrohjes qendrore. Radiatorët e qytetarëve tanë të qytetit të Shkupit dhe komunave, do të mbeten të ngrohta deri në fund të sezonit të ngrohjes”.

“Ditëve në vijim kishte prevenime se kujt i takon përgjegjësia për zgjedhjen e këtij problemi. Por, edhe pse sigurimi i ngrohjes qendrore është shërbim publik dhe duhet nga qyteti i Shkupit të sigurohet, por, sërish, qytetarët janë në vend të parë dhe këtë e bëri Qeveria”, tha Bytyqi.

Advertisement

Ndërsa Bekteshi tha se “jo vetëm nesër, por deri në fund të sezonit të ngrohjes qytetarët e Shkupit do të zgjohen me radiatorë të ngrohur”./Telegrafi/

 

 

Bytyqi dhe Bekteshi: Është zgjidhur problemi me mungesën e ngrohjes qendrore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy