Bekteshi: Bashkia e Shkupit të paguajë faturat e ngrohjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i bën thirrje Bashkisë së Shkupit dhe komunave të Shkupit që të paguajnë faturat për muajin dhjetor.

Ai për “Sitel” ka bërë të ditur për opinionin se një gjë të tillë nuk e kanë bërë deri më sot.

“Dua t’i bëj thirrje qytetit të Shkupit dhe komunave brenda qytetit të Shkupit që së paku të paguajnë faturat e ngrohjes për muajin dhjetor, sepse deri më sot nuk e kanë bërë këtë. Minimumi që mund të bëjnë është të paguajnë faturat e ngrohjes qendrore”, ka thënë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi./Telegrafi/

Bekteshi: Bashkia e Shkupit të paguajë faturat e ngrohjes shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy