minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Bekteshi thotë se nuk do të ketë intervenime në tarifën e lirë për energjinë elektrike - Struga.info


Bekteshi thotë se nuk do të ketë intervenime në tarifën e lirë për energjinë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se në tarifën e lirë nuk do të ketë asnjë intervenim, por vetëm në tarifën e lartë.

Mes tjerash, Bekteshi potencoi se për çmimin përfundimtar për bllok do të dihet pasi të vendoset se me çfarë çmimi EMV-ja do të mbulojë nevojat e EVN-Home për amvisëritë, ndërmarrjet e vogla dhe mikro.

“Nuk do të ketë ndryshim në pjesën e tarifës së lirë nga ora 22:00 – 07:00, do të ketë ndërhyrje vetëm në tarifën e lartë. Modeli i ri tarifor nga TEC është finalizuar. Duhet të vendoset vetëm nga qeveria për sa i përket çmimit të EMV-së që do t’i japë EVN Home-it siç bëjmë dy herë në vit. Vitin e kaluar vendosëm që do të ishte 41 euro, tani po bëhen analizat në EMV. Kur të vendoset se me çfarë çmimi EMV do të mbulojë nevojat e EVN Home për amvisëri dhe ndërmarrje të vogla dhe mikro, atëherë do të dimë se cili do të jetë çmimi përfundimtar për bllok”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Mes tjerash, siç bëri të ditur ministri Bekteshi, në tregun e rregulluar, përveç amvisërive, bëjnë pjesë edhe kompanitë mikro dhe të vogla, të cilët nuk e tejkalojnë numrin mbi 50 të punësuar, dhe të ardhura nën 2 milionë euro në vitin paraprak.

Advertisement

The post Bekteshi thotë se nuk do të ketë intervenime në tarifën e lirë për energjinë elektrike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy