Besimi: Drejtësinë do ta kërkoj deri në fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i spitalit Klinik në Tetovë, Florin Besimi sot pas aktgjykimit për rastin e djegies së spitalit modular tha se nuk e kupton arsyeshmërinë e vendimit dhe se drejtësinë do ta kërkojë në instanca më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e kamë të qartë arsyeshmërinë e vendimit. Ju them me plotë të drejtë se faktet që kamë dorëzuar në gjykatë dëshmojnë pafajësinë tim. Unë nuk kam lidhshmëri me spitalin modular, as nuk e kamë pranuar, as nuk e kam realizuar dhe as nuk e kam mbikëqyrë. Në këtë drejtim nuk e kamë të qartë vendim arbitrat.

Besimi tha se ky vendim arbitrar të gjykatës do më detyrojë që të drejtën time ta kërkojë në instanca më të larta.

Për djegien e spitalit modular në Tetovë, Gjykata sot dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me nga 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe me 1 milion denarë dënim me para.

Advertisement

Mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si subjekt juridik u liruan nga akuza.

Djegia e spitalit modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, në të cilën humbën jetën 14 persona./Telegrafi/

Besimi: Drejtësinë do ta kërkoj deri në fund shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy