Djegia e spitalit modular në Tetovë, Etemi dhe Besimi dënohen me 1 vjet e 6 muaj burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot u shqiptuan aktgjykimet për të akuzuarit në rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në aktgjykimin e sotëm ish-drejtorët e spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe me 1 milion denarë dënim me para.

Mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si subjekt juridik u liruan nga akuza

Ish-drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, u akuzuan për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Advertisement

Djegia e spitalit modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, në të cilën humbën jetën 14 persona.

Gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë filloi në dhjetor 2022./Telegrafi/

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Etemi dhe Besimi dënohen me 1 vjet e 6 muaj burg shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy