Djegia e spitalit modular në Tetovë, sot do të shqiptohet aktgjykimi për të akuzuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot në ora 12:00 duhet të shqiptohet aktgjykimi për të akuzuarit në gjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që ndodhi më 8 shtator 2021 ku humbën jetën 14 persona.

Më 29 maj u thanë fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe avokatëve të të akuzuarve, pas së cilës gjyqtari Jordan Velkovski theksoi se seanca kryesore ka përfunduar dhe se aktgjykimin do ta publikohet më 5 qershor, të hënën në ora 12.00.

Ish-drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra, së pari për “shkaktim rreziku publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Advertisement

Në fillim të gjykimit, të pandehurit deklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë.

Gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë filloi në dhjetor 2022./Telegrafi/

Djegia e spitalit modular në Tetovë, sot do të shqiptohet aktgjykimi për të akuzuarit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy