Besimi: Rritja e pagës minimale do të ndikojë në produktivitet dhe konkurrencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sivjet, sfidat kryesore që do të ndikojnë në projeksionet e rritjes ekonomike, sipas Besimit, janë kriza energjetike dhe çmimet në tregjet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se rritja e pagës minimale nuk nënkupton vetëm rritje të njëhershme të pagës minimale, por se përmes metodologjisë së re për harmonizimin e pagës minimale propozohet një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme.

“Rritja e pagës minimale nga 15.200 denarë në 18.000 denarë është rritje e njëhershme e pagës minimale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Por ajo që është thelbësore është se është një zgjidhje sistematike përmes një metodologjie të re për harmonizimin e pagës minimale me 50 për qind të rritjes së pagës mesatare dhe 50 përqind e përqindje së indeksit të jetesës”, tha Besimi në një intervistë për “Agjenda 35” në TVM.

Pritet, thotë Besimi, që kjo të ndikojë në rritjen e produktivitetit, si dhe në konkurrencën e ekonomisë.

Advertisement

Kjo, vlerëson ai, është një masë që plotëson masat e marra për të mbështetur ekonominë, për të forcuar kapitalin njerëzor dhe konkurrencën dhe rrjedhimisht ritmet e rritjes./Telegrafi/

 

 

Besimi: Rritja e pagës minimale do të ndikojë në produktivitet dhe konkurrencë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy