Bezdnikin: Ende nuk dihet kur do të arrijnë vaksinat ruse në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Sergej Bezdnikin ende nuk e din datën se kur do të arrijnë vaksinuar ruse “Sputnik V”.

Ai shprehet i bindur se vaksinimi i qytetarëve do të ndodhë pa ndalë dhe se Marrëveshja e nënshkruar me Fondin rus për investime të drejtpërdrejta dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të respektohet.

“Marrëveshja parasheh 200.000 doza të vaksinës kundër coronavirusit Sputnik V. Kjo sasi është e nevojshme për vaksinimin e 100 mijë qytetarëve. Dua të them se pala ruse do t’i përmbushë obligimet që rrjedhin nga marrëveshja dhe do t’i sigurojë vaksinat”, tha Bezdnikin.

Ai theksoi se vaksina ruse “Sputnik V” është e sigurt dhe se efikasiteti është më shumë se 90%./Telegrafi/

Advertisement

Bezdnikin: Ende nuk dihet kur do të arrijnë vaksinat ruse në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy