Bisediemt në Qeverinë e Maqedonisë vazhdojnë, koalicioni vendos kush do të trashëgojë kryeministrin Zaev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në takim tet-a-tet me partnerët qeveritar, kryeministri Zaev kërkon trashëgimtarin e tij në Qeveri. Deri tani nuk ka asnjë emër se kush do të fitojë mandatin dhe po ashtu nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Zaev, siç theksojnë nga Lëvizja Besa, deri në fund të kësaj jave do të takohet me kryetarin e tyre Bilall Kasami i cili tha se pas dorëheqjes së Zaevit nevojitet rekonstruktim dhe se nuk është i sigurt nëse do të ketë mbështetje për gjithë ministrat e BDI-së.

Kreu i PLD-së tha se ai ka qenë në takim me Zaevin dhe sipas tij, nga java e ardhshme do të dihet emri i mandatarit të ri dhe po ashtu së shpejti do të dihet edhe nëse Alternativa i bashkëngjitet shumicës.

Nga partia e Afrim Gashit thonë se ka spekulime, por ende nuk është vendosur.

Advertisement

“Këto ditë organet e partisë do të diskutojnë për rezultatet si dhe aktualitetet tjera dhe do ta bëjmë të ditur qëndrimin tonë”, thonë nga Alternativa.

Spekulimet janë se Zaev do ta zgjedhë mandatarin nga ekipi i cili udhëheq, ndërsa ata janë zëvendëskryeministrat Nikollovski, Bytyqi, Dimitrov dhe Grubi. Nikollovski dhe Bytyqi vlerësohen si bashkëpunëtorë të afërt me Zaevin në Qeveri.

Nëse shkohet me linjën partiake, përveç nikollovskit i cili është sekretar i përgjithshëm dhe Bytyqin i cili është njëri ndër nënkryetarët e partisë, në lojë hynë edhe Sanja Llukarevska si dhe ministrat Filipçe dhe Spasovski. Nënkryetarët tjerë janë Carovksa dhe Zekiri./Telegrafi/

Bisediemt në Qeverinë e Maqedonisë vazhdojnë, koalicioni vendos kush do të trashëgojë kryeministrin Zaev shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy