Sindikatat në protestë, kërkojnë takim me kryeministrin Zaev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jo të gjithë sot festuan 30 vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Konfederata e Sindikatave të pavarura së bashku me sindikatën e pavarur të Policisë dolën në protestë. Marshuan nëpër qytet e shkuan drejt Qeverisë nga atje thanë.

“30 vjet nga pavarësia ne po mbijetojmë e nuk po jetojmë kjo nuk është jetë e denjë kjo nuk është jeta që na kanë premtuar e na kanë thënë para 30 vjetëve”.

Protestuesit e konfederatës së sindikatës thonë se duan që punëtorit ti paguhet rroga në kohë dhe tu paguhet k15.

Advertisement

“Të gjithë jemi dëshmitarë, të kriminalit dhe korrupsionit që janë vendosur njerëz në pozicione të gabuara nga ministria deri tek postet e drejtorëve dhe mos puna e kryer si duhet e tyre sot jemi këtu ku jemi”.

Nga sindikata e policisë thanë se nga viti 2015 asgjë nuk ka ndryshuar dhe se shumë shpejt do të protestojnë para Qeverisë me tenda. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të shpejt të kërkesave të tyre sindikata thanë që do të vazhdojnë të protestojnë./TV21/

Sindikatat në protestë, kërkojnë takim me kryeministrin Zaev shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy