Zaev nesër takohet me inspektorët të cilët kërkojnë të mos shkarkohet drejtori i tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev tha se nesër do të takohet me inspektorët e Tregut për ta dëgjuar peticionin e tyre kundër shkarkimit të Paunovskit.

Zaev tha se drejtori Stojko Paunovski po ashtu është njoftuar me letër për të gjitha informacionet në lidhje me shpërndarjen e administratorëve.

Zaev tha se do t’i dëgjojë të gjitha argumentet, duke përfshirë edhe argumentet e inspektorëve.

“Takimi bëhet që të dëgjohen argumentet e tyre. Unë u di rregullat dhe veprimin etik, por nuk e konsiderojmë veten si më të mençurit se më të informuarit”, tha Zaev.

Advertisement

Sipas tij, bëhet fjalë për një zyrtar të mirë publik por nuk do të lejohen inatet dhe se duhet të respektohet ligji që ka të bëjë me shpërndarjen e administratorëve./Telegrafi/

Zaev nesër takohet me inspektorët të cilët kërkojnë të mos shkarkohet drejtori i tyre shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy