Bislimovski: Maqedonia e Veriut ndër konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Evropë në baza mujore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE) Marko Bislimovski njofton se në Maqedoninë e Veriut numërohen rreth 660.000 amvisëri, ndërsa konsumi mesatar i energjisë elektrike është 416 kilovat për orë në muaj.

“Krahasuar me vendet e tjera të Evropës, vendi ynë është një nga konsumesit më të mëdhej të mesatares mujore. Është rreth 2.500 denarë dhe 3.000 denarë. Nëse krahasoni me Norvegjinë, konsumi atje është më i lartë, por vendi ka një numër të madh hidrocentralesh. Çështja është të dërgojmë një sinjal si një vend i varfër me energji për të mos jetuar në iluzione se ne kemi gjithçka. T’i kushtohet vëmendje konsumit të energjisë elektrike”, tha Bislimovski për “24 Analiza”.

Ai tha se me ndryshimet në sistemin tarifor, duam t’u dërgojmë sinjal amvisërive se duhet të kursehet energjia elektrike.

“Qymyri na ka ndihmuar shumë në 40 vitet e fundit dhe e kemi pasur si burim, por rezervat janë duke u pakësuar. Duhet ta shfrytëzojmë, por duhet të japim sinjal për shpenzim racional”, tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski për tarifat e parapara për çmimin e energjisë elektrike.

Advertisement

Ai thotë se tashmë po shihen konturet e ndryshimeve të reja.

“Do të kemi tre ose katër blloqe, ku blloku i fundit do të ketë një çmim afër çmimit të tregut të energjisë elektrike. Opinioni do të informohet për ndryshimet tarifore, për të mos u mashtruar. Ne duhet të dërgojmë një sinjal për konsumatorët”, shtoi ai./Telegrafi/

Bislimovski: Maqedonia e Veriut ndër konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Evropë në baza mujore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy