Bislimovski: Me uljen e TVSH-së për rrymën, do të përfitojnë edhe të pasurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski, sot ka folur në lidhje me protestat dhe çmimin e energjisë elektrike në vend.

Ai tha se KRRE i mbështet të gjitha sindikatat dhe organizatat joqeveritare, të zgjidhen për mundësinë e subvencioneve për energji elektrike dhe në këtë mënyrë të përfitojnë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket uljes së TVSH-së për energjinë elektrike, ai tha se në këtë mënyrë do të përfitojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë probleme me faturat për rrymën.

“Nëse bëhet ulja e TVSH-së, në këtë mënyrë do të përfitojnë të gjithë konsumatorët, e jo vetëm të varfërit. Gjegjësisht, kështu do të përfitojnë edhe të pasurit të cilët realisht nuk kanë asnjë problem me pagesën e faturave për rrymën. Ndërsa siç e shihni, kemi edhe protesta në të cilat ka qytetarë të cilët kanë makina ekstrem të shtrenjta dhe mendoj se kjo kategori e qytetarëve nuk duhet të ketë asnjë përfitim”, tha Bislimovski.

Advertisement

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme do të bisedojnë me Qeverinë për çmimin e energjisë elektrike, për të gjetur zgjidhje të pranuar nga të gjithë./Telegrafi/

Bislimovski: Me uljen e TVSH-së për rrymën, do të përfitojnë edhe të pasurit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy