Boçvarski – Xifaras: I hapëm çështjet e kalimeve të përbashkëta kufitare dhe sistemit të pagesave të tarifave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zhvilloi një takim dypalësh me Ioannis Xifaras, i cili kryesoi delegacionin grek në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Greqisë.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe u bisedua për angazhimet e përbashkëta për integrimin evropian të rajonit.

Boçvarski theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e trafikut hekurudhor dhe lidhjen e Manastirit me Mesonison, në Greqi.

Të dy diskutuan edhe për hapjen e korridoreve të gjelbra në pikat kufitare, si dhe mundësinë e ndërveprimit të tarifave.

Advertisement

“Diskutuam dhe shkëmbyem përvoja për proceset e lehtësimit dhe përmirësimit të transportit ndërmjet vendeve tona dhe u fokusuam në thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit dhe transportit të udhëtarëve. E hapa temën e hapjes së pikës kufitare Markova Nogë, si dhe modernizimin e pikave të tjera të përbashkëta kufitare. Maqedonia e Veriut punon në mënyrë aktive për integrim dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe mbështetja nga fqinjët tanë është më se e mirëseardhur”, tha ministri Boçvarski./Telegrafi/

Boçvarski – Xifaras: I hapëm çështjet e kalimeve të përbashkëta kufitare dhe sistemit të pagesave të tarifave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy