Bojmacaliev: Hetimi i brendshëm në MPB tregoi se nuk ka pasur lëshime gjatë hetimit për vrasjen e dyfishtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bojmacaliev: Hetimi i brendshëm në MPB tregoi se nuk ka pasur lëshime gjatë hetimit për vrasjen e dyfishtë

Zv. ministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me raportin e kontrollit të brendshëm në MPB për hetimin e vrasjes së V.GJ. dhe P.ZH., tha se nga raporti konstatohet se policia e vendit ka vepruar me shpejtësi dhe sipas procedurave.

Lexo po ashtu
MPB: Nuk ka pasur lëshime gjatë hetimeve për vrasjen e dyfishtë në Shkup, nuk ka bazë për masa disiplinore

Advertisement

“Ka qenë një temë aktuale në periudhën e kaluar, me rastin e ndodhjes së ngjarjes, parti të caktuara politike u përpoqën të bartin fajin se MPB-ja nuk ka vepruar në kohën e duhur dhe nuk ka bërë të gjitha gjërat e mundshme për të parandaluar atë ndodhi.

Me njoftimin zyrtar të djeshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, edhe një herë u vërtetua teza se MPB dhe anëtarët e saj kanë punuar në mënyrë sa më profesionale dhe me shpejtësi në momentin e ngjarjes dhe deri në përfundim të ngjarjes. E përsëris, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha hapat që janë paraparë sipas rregullave dhe rregulloreve për trajtimin e rasteve të tilla dhe për këtë arsye nuk do të merret asnjë masë disiplinore ndaj asnjërit prej kolegëve.

Gjithçka që u tha në të kaluarën se MPB-ja nuk veproi, sot bie në ujë. Policia dhe pjesëtarët e saj vepruan në mënyrë profesionale dhe të përkushtuar ndaj rastit dhe e zgjidhën atë sa më shpejt që ishte e mundur për disa ditë, personat u arrestuan dhe u sollën para drejtësisë”, tha Bojmacaliev për “RTVM”.

Advertisement

Në pyetjen për esktradimit të dyshuarit të parë, Bojmacaliev tha se i dyshuari kryesor duhet dhe do të ekstradohet, sepse provat janë të forta kundër tij./Telegrafi/

Bojmacaliev: Hetimi i brendshëm në MPB tregoi se nuk ka pasur lëshime gjatë hetimit për vrasjen e dyfishtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy