“Boki 13” nga burgu dërgohet në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bojan Jovanovski “Boki 13” i dënuar për rastin “Haraçi” sot nga burgu është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, njofton “A1on”.

Gjendja shëndetësore e “Boki 13” është përkeqësuar, pra ka probleme kronike shëndetësore me stomakun.

Për momentin nuk dihet diagnoza e tij, por sipas avokatit të tij Sashko Dukovski, ekziston mundësia që ai t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Paraprakisht ishte bërë e ditur se Jovanovski është zhvendosur nga pjesa e burgut gjysmë të hapur në pjesën e mbyllur të burgut në “Idrizovë”.

Advertisement

Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”, u dënua me nëntë vjet burg për aferën e famshme “Haraçi”./Telegrafi/

 

“Boki 13” nga burgu dërgohet në spital shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy