Borislavova: Petkov nuk do të shkojë në Shkup derisa nuk ka dokument për mbrojtjen e bullgarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar Kiril Petkov nuk do ta vizitojë së shpejti Shkupin, tha kryetarja e kabinetit të kryeministrit të Bullgarisë, Lena Borislavova.

Ajo deklaroi se nuk do të ketë vizitë së shpejti, sepse nuk kanë dokument që të mund të punojnë në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Pra, siç konfirmoi dje pala maqedonase, konferenca ndërqeveritare shtyhet derisa të shohim hapa në lidhje me përmbushjen e kritereve dhe mirëkuptimit, të cilat tregojnë mbrojtje nga diskriminimi i pakicës etnike bullgare”, tha Borislavova për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).

Ajo theksoi se “Bullgaria nuk dëshiron një pakicë” në vend, por përfshirjen e bullgarëve si popull shtetformues në Kushtetutën e Maqedonisë, në mënyrë që “të kenë të gjitha të drejtat që gëzojnë kombet e tjera”.

Advertisement

E pyetur nga gazetarët për “pritshmëritë e shoqërisë bullgare që Petkov të nënshkruajë një dokument me Shkupin”, Borislavova tha se një gjë e tillë nuk pritet për momentin.

E pyetur nëse një ndryshim i mundshëm në qëndrimin e qeverisë bullgare ndaj vetos për fillimin e negociatave të vendit me BE mund të rezultojë në rënien e kabinetit të Petkov, Borislavova tha se askush nuk do të ndërmarrë hapa në atë drejtim në asnjë mënyrë.

Ajo theksoi se, siç ka deklaruar vazhdimisht edhe vetë Petkov, ndryshimi i qëndrimit të Bullgarisë ndaj vetos do të jetë i mundur vetëm me arritjen e një konsensusi të gjerë midis koalicionit qeverisës dhe opozitës.

Borislavova: Petkov nuk do të shkojë në Shkup derisa nuk ka dokument për mbrojtjen e bullgarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy