Borissov për veton: Qëndrimi ynë është parimor, nuk është kokëfortësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka reaguar pas vendimit të tyre për të vendosur veto për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se Bullgaria ka dashur më së shumti që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi pasur jashtëzakonisht qëllim të mirë, jemi kujdesur edhe për negociatat me ta. Me shumë kujdes ju kemi sqaruar deri ku mund të arrijnë kompromiset tona. Kemi pasur dhjetëra bisedime, duke përfshirë pjesëmarrjen e Zakharievës dhe Karakaçanovit, për të kërkuar kompromis, që Bullgaria të mos jetë ajo që do të thotë ‘jo’”, tha Borissov.

Ai shprehu keqardhje që nuk është treguar angazhim në Shkup dhe sipas tij, kanë pritur që presioni dhe lobimi ta bindin Bullgarinë të ndryshojë qëndrim.

Advertisement

“Qëndrimi ynë nuk është qëndrim i kokëfortësisë ose qëndrim për t’i përgatitur miqtë tanë më të afërt. Qëndrimi bullgar është parimor dhe i shpreh pritjet e të gjithë qytetarëve bullgar”, tha Borissov./Telegrafi/

Borissov për veton: Qëndrimi ynë është parimor, nuk është kokëfortësi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy