Gjatë ditës së sotme u publikua përbërja e Këshillit Strategjik për Politikë të Jashtme në MPJ, ndërsa aty përfshiheshin persona nga komuniteti akademik, diplomatik, sigurisë, komuniteti i biznesit, organizatat joqeveritare dhe sektorë të tjerë në vend.

Në mesin e emrave është edhe Valentina Bozhinovska e cila do të angazhohet si eksperte për politikë të Jashtme.

Në një tubim të vitit 2016, ajo thotë bën thirrje për “Natë të thikave” duke e quajtur Zaevin si tradhtar.

Ndryshe, “Nata e thikave” është operacion nacist që është zhvilluar në Gjermani nga 30 qershori deri më 2 korrik në vitin 1934, ndërsa në atë operacion të paktën 85 persona janë vrarë për arsye politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Valentina Bozhinovska po ashtu ka shprehur qëndrime kundër Marrëveshjes së Ohrit për shkak se, siç thotë ajo, ka prishur unitaritetin e shtetit dhe është shprehur kundër “Platformës së Tiranës” për arsye se prek sovranitetin e Maqedonisë./Telegrafi/

Bozhinovska e cila bënte thirrje për “Natë të thikave”, sot u emërua eksperte për politikë të jashtme në MPJ shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";