minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Brenda një jave 3.410 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Brenda një jave 3.410 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publike për periudhën 19 deri 25 tetor, janë bërë gjithsej 13.993 testime për coronavirus (që është për 5.9% më shumë se javën e kaluar).

Nga MSH thonë se në këtë periudhë kohore janë regjistruar 3.410 raste të reja me COVID-19, ose 27.4% më shumë se në javën paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup – 1654. Ndërsa përqindja e rasteve pozitive nga personat e testuar është 24%”.

“Janë regjistruar raste të reja nga të gjitha grupmoshat, ndërsa më e prekura është ajo prej 30 deri 39 (750 raste). Gjithashtu numër i lartë i rasteve të reja janë mbi moshën 60-vjeçare (673)”, thonë nga MSH.

Advertisement

Më tej shtojnë se në këtë periudhë janë shëruar 1.566 persona, ose 477 më shumë se javën e kaluar./Telegrafi/

 

The post Brenda një jave 3.410 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy