Bujar Osmani me ftesë për iftar për të gjithë kundërkandidatët e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Bujar Osmani ju është drejtuar me ftesë publike të gjithë kundërkandidatëve në garën për president, me ftesë për iftar. Osmani këtë ftesë e ka bërë duke thënë “të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian.”

Përndryshe, ftesë drejtuar kundërkandidatëve kishte edhe kandidati tjetër shqiptar Arben Taravari, por ai bëri ftesë për debat me temën emigrimi i të rinjëve. /Telegrafi/

Advertisement

 

 

Bujar Osmani me ftesë për iftar për të gjithë kundërkandidatët e tij shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy