Bujar Osmani pas vetos bullgare: Kemi edhe një

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas vetos bullgare tha se sot është humbur mundësia për t’u harmonizuar korniza e negociatave dhe mundësia tjetër është në dhjetor.

“Bisedimet vazhdojnë që sot me qëllim që të gjejmë mënyrë për t’i tejkaluar dallimet. Për ne e rëndësishme është që të kemi konferencë ndërqeveritare në dhjetor”, tha Bujar Osmani.

Ai tha se vetoja e sotme nga Bullgaria do të ndikojë ndaj kredibilitetit të Bashkimit Evropian dhe se Bullgaria duhet të japë dritë të gjelbër jo vetëm për konferencën ndërqeveritare por edhe 130 herë në bisedimet për anëtarësim të plotë.

“Shoqëria duhet të mësohet me rëndësinë e procesin. Në punojmë këto tre vite për ta mbajtur konferencën ndërqeveritare. Jemi të vetëdijshëm dhe ishim dëshmitarë të rëndësisë së procesit, po assesi nuk duhet të heqim dorë, ne s’kemi alternativë.”, tha Osmani./Telegrafi/

Advertisement

Bujar Osmani pas vetos bullgare: Kemi edhe një shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy