Bujar Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Larisa Dir, ambasadoren e sapoemëruar të Ukrainës në vend, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

“I urova suksese në misionin diplomatik, me sigurinë se me përvojën dhe angazhimet e saj personale do të kontribuojë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi Osmani sot në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Osmani rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e vendit tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përballjen e sfidave të agresionit rus.

“Maqedonia e Veriut me mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe gatishmëri për ndihmë të mëtutjeshme në përballjen e sfidave të agresionit ushtarak rus”, shkruan Osmani.

Advertisement

Bujar Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy