Bujar Osmani: Rreth 2.000 qytetarë nuk kanë shtetësi, 1.300 prej tyre janë shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani në konferencë për shtyp tha se sipas informacioneve që i ka ai, rreth 2.000 qytetarë nuk kanë shtetësi, ndërsa prej tyre, 1.300 janë shqiptarë dhe të tjerët janë të bashkësive të tjera etnike.

“Në radhë të parë është e rëndësishme të definohet problemi, për shkak se kishte spekulime për 70.000, 40.000, 50.000 me qëllim të përftimeve të pikëve politike dhe jo zgjidhjes së fatit të qytetarëve”, tha Osmani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Osmani theksoi se bëhet fjalë për 1.300 aplikime të pazgjidhura për arsye të ndryshme si procedurat burokratike dhe interpretim i gabueshëm i ligjeve.

“Nuk është pak 1.300 qytetarë të mos kenë mundësi të kenë dokumente, ndërsa ata jetojnë këtu dhe nuk mund t’i realizojnë të drejtat themelore që i kanë si qytetarë”, tha Osmani./Telegrafi/

Advertisement

 

Bujar Osmani: Rreth 2.000 qytetarë nuk kanë shtetësi, 1.300 prej tyre janë shqiptar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy