Bujar Osmani: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen afër manastirit në Banjskë janë të sigurt, po kthehen në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani njofton se shtetasit e tanë të cilët ndodhen në afërsi të manastirit Banjskë janë të sigurt dhe se janë nisur për në shtëpi të shoqëruar nga policia e Kosovës.

“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës.

Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, thuhet në njoftimin e ministrit Osmani./Telegrafi/

Advertisement

 

Bujar Osmani: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen afër manastirit në Banjskë janë të sigurt, po kthehen në shtëpi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy