Bukuria e femrave kalon nëpër duart e Arjetës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bukuria e femrave kalon nëpër duart e Arjetës

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Arjeta Ebibin për të diskutuar rreth profesionit të grimeres në Maqedoni, për sfidat dhe përfitimet nga ky profesion për shoqërinë, dhe për talentet e reja të interesuar për këtë profesion. Ebibi ka treguar për rolin e saj në pëkujdesjen për bukurinë e femrave. Ebibi në intervistë mes tjerash thotë se është e përkushtuar për pasionin e saj, të bukurën në punë.

Cili është biznesi juaj dhe me çfarë merret?
Përshëndetje, unë jam Arjeta Ebibi. Ndryshe njihem si makeup artiste dhe kam një sallon bukurie për femra në qytetin e Kumanovës. Unë dhe stafi im jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të bukurisë dhe mirëqenies për klientet. Jemi të aftë në fushën e bukurisë dhe kemi pasion për të ndihmuar njerëzit të ndjehen mirë me veten. Merremi me grimin e fytyrës, stilimin e flokëve, mbjelljen e qerpikëve dhe depilimin, duke filluar nga vajzat adoleshente e deri tek moshat madhore.

Advertisement

Çka e bënë të veçantë biznesin tuaj?
Salloni im i bukurisë është i veçantë sepse i ndjekim trendet e reja dhe jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë për klientët. Përveç kësaj, ne ofrojmë një ambient të këndshëm dhe relaksues për klientët tanë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A R J E T A E B I B I (@arjetaebibi_mua)

Advertisement

Cili është qëllimi juaj për këtë sezon?
Edhe këtë verë si gjithmonë mundohemi të sjellim trende të reja dhe të freskëta për klientet tona, të eksperimentojmë me ngjyra të ndryshme, të përdorim teknika të avancuara të aplikimit të grimit dhe të ofrojmë këshilla dhe udhëzime për të arritur pamjen e dëshiruar. Gjithashtu të organizojmë mësime dhe workshope për klientët që dëshirojnë të mësojnë më shumë për teknikat e grimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A R J E T A E B I B I (@arjetaebibi_mua)

Advertisement

Cilat janë trendet e reja në profesionin tuaj?
Trendet vazhdojnë të evulojnë dhe të sjellin freski dhe inovacion. Disa trende të cilat i kemi për këtë verë do të jenë:
– Soft Glam: pamje e butë edhe elegante e grimit që përfshin ngjyra të pastelit dhe aplikim të hollë.
– Colorful Eyeliner: përdorimi i eyeliner-it me ngjyra të ndryshme dhe të ndritshme për të krijuar një pamje krejtësisht ndryshe.
– Natural Glow: pamje e lëkures e ndriçuar dhe e shëndetshme, duke përdorur produkte të lëngshme, sa më të holla dhe të ndritshme.
– Graphic Eyeshadow: sytë marrin një pamje artistike duke përdorur forma, linja të liner-it, me ngjyra të ndryshme të syve.

Këto janë vetëm disa nga trendet e reja por ka shumë më tepër për të eksploruar.

 

 

Advertisement
View this post on Instagram

 

A post shared by A R J E T A E B I B I (@arjetaebibi_mua)

A ka perspektivë profesioni juaj?
Absolutisht po! Ky profesion ka shumë perspektivë. Industria e bukurisë është gjithnjë në rritje dhe ka kërkesë të madhe për shërbimet e bukurisë. Një pamje e bukur dhe natyrale është gjithnjë e kërkuar, qoftë për ngjarje te veçanta, dasma, fotosesione ose për klientet e përditshme të cilat duan të ndjehen mirë me veten. Profesioni i grimeres është një platformë e shkëlqyeshme sepse të jep mundësine për të krijuar pamje të reja për klientet. Çdo fytyrë është një kanvas i ri që të jep mundësinë për të shprehur talentin dhe kreativitetin.

 

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A R J E T A E B I B I (@arjetaebibi_mua)

Cili është mesazhi yt për vajzat e reja?
Të besoni në veten tuaj dhe të ndiqni pasionin që keni. Mos keni frikë nga sfidat sepse ju keni aftësitë dhe talentin për të arritur gjëra të mëdha. Jeta është e shkurtër. Është me rëndësi të jeni të lumtura dhe të sigurta në veten tuaj. Krijoni vizionin tuaj të bukurisë dhe shprehuni me kreativitet. Nuk ka kufi për çfarë mund të arrini me profesionin e grimeres. Gjithmonë jini vetvetja juaj dhe mos harroni të keni kënaqësi nga puna juaj. Ju jeni të mrekullueshme dhe ju mund të bëni ndryshime në botën e bukurisë. Ju inkurajoj të ndiqni ëndrrat tuaja.

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A R J E T A E B I B I (@arjetaebibi_mua)

Advertisement

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A R J E T A E B I B I (@arjetaebibi_mua)

Advertisement

*Postimet nga rrjetet sociale të sallonit të ondulimit janë vendosur në këtë artikull me kërkesë të klientit, pas marrëveshjes dhe dakordësitë me palën e tretë, me klientët e tyre, si shembull për punën e bërë ndër vite.

Bukuria e femrave kalon nëpër duart e Arjetës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy